Vargu i Blerte

Një model bashkëkohor i jetesës së qëndrueshme urbane

Shiko Harten

Shtepia A

Shtëpitë e tipit A  përfaqësojnë një koncept të rafinuar jetese, të përbëra nga 6 shtëpi ekskluzive në varg, të zhvilluara në 3 nivele funksionale. Dizajni bashkëkohor dhe organizimi i kujdesshëm i hapësirave krijojnë një balancë të përkryer mes komoditetit, estetikës dhe cilësisë së lartë të jetesës.

Shiko planin

Shtepia B

Shtëpitë e tipit B përbëhen nga 5 shtëpi në varg, me nga 3 nivele të cilat kombinojnë elegancën moderne dhe komoditetin e hapësirave të ndritshme dhe pamje të gjelbra, duke ofruar rehati dhe privatësi në një ambient të qetë.

Shiko planin

Shtepia C

Shtëpitë e tipit C të projektuara si shtëpi dyshe, me një dizajn unik dhe modern, duke kombinuar funksionalitetin me estetikën. Ato ofrojnë hapësira dhe komoditet maksimal për familjen tuaj.

Shiko planin

Shtepia F

Shtëpitë e tipit F përfaqësojnë një varg njësish banimi që shpalosin arkitekturë bashkëkohore dhe hapësira të gjelbërta të përbashkëta. E përsosur për një jetë në harmoni me natyrën, kjo shtëpi siguron privatësi dhe një stil jetese të përmirësuar.

Shiko planin

Shtepia G

Shtëpitë e tipit G përmbajnë një varg njësish banimi të dizajnuara me stil modern dhe të përshtatura për një mënyrë jetese të qetë dhe të rehatshme. Me ballkone të gjera dhe ambiente të gjelbëruara, ajo ofron hapësira të përkryera për të shijuar jetën në natyrë.

Shiko planin

Shtepia N

Shtëpitë e tipit N përfaqësojnë një varg njësish banimi që shpalosin arkitekturë bashkëkohore dhe hapësira të gjelbërta të përbashkëta. E përsosur për një jetë në harmoni me natyrën, kjo shtëpi siguron privatësi dhe një stil jetese të përmirësuar.

Shiko planin

“Vargu i Blertë” – Një model bashkëkohor i jetesës së qëndrueshme urbane

Projektimi urban dhe arkitektonik i lagjes rezidenciale “Vargu i Blertë” është fryt i një analize të thelluar të konfiguracionit natyror të terrenit dhe kontekstit urban përreth, duke e vendosur atë në një simbiozë perfekte midis njeriut, hapësirës së ndërtuar dhe natyrës. E projektuar mbi bazën e Planit Rregullues të Hollësishëm “Sofalia”, lagjja përfaqëson një qasje bashkëkohore ndaj zhvillimit urban që ruan integritetin ekologjik të zonës dhe njëkohësisht plotëson kërkesat moderne për jetesë komode, funksionale dhe të shëndetshme.

Pozicionimi dhe planvendosja sipas relievit natyror

Topografia karakteristike e zonës është përdorur si element udhëheqës në planifikimin e strukturës urbane. Çdo shtëpi është pozicionuar në harmoni me izohipset e terrenit, duke shmangur ndërhyrjet e panevojshme në relievin natyror dhe duke reduktuar volumin e gërmimeve. Kjo metodë e projektimit ka bërë të mundur krijimin e një ritmi natyror në ndërtim, ku çdo shtëpi gëzon pozicion strategjik për sa i përket pamjes, ndriçimit natyror dhe qasjes.

Pozicioni dominues i lagjes ka ndikuar drejtpërdrejt në orientimin arkitektonik të njësive banesore, ku hapësirat kryesore të jetesës – si dhoma e ditës, kuzhina dhe dhomat e fëmijëve – janë orientuar kah dielli për të përfituar maksimumin e dritës natyrale gjatë gjithë ditës, duke ulur në mënyrë të ndjeshme varësinë nga energjia elektrike për ndriçim dhe ngrohje.

Tipologjia arkitektonike dhe organizimi hapësinor

“Vargu i Blertë” përbëhet nga një varg i planifikuar në mënyrë të kujdesshme njësish banimi me dy tipologji kryesore:

  • Shtëpi në varg  me 42 njësi, të dizajnuara për të ruajtur një identitet të përbashkët vizual, por njëkohësisht për të ofruar personalizim në përdorim dhe rregullim të brendshëm. Këto shtëpi kanë planimetri të optimizuar në 3 nivele, duke shfrytëzuar sa më shumë parcelën në dispozicion dhe ofruar funksionalitet maksimal në një volum kompakt.
  • Shtëpi dyshe me 14 njësi, me hapësira më të bollshme dhe oborre private, të cilat i ofrojnë familjeve më shumë privatësi dhe mundësi për personalizim arkitektonik, krahas integrimit të tyre në kontekstin e përgjithshëm të lagjes.

Të dyja tipologjitë janë zhvilluar në dy nivele të qasjes, të diktuara nga terreni: shtëpitë në pjesën e sipërme kanë hyrje në katin përdhesë, ndërsa ato në pjesën e poshtme kanë hyrje në katin e tretë – duke krijuar një përvojë dinamike arkitektonike dhe një lexim vertikal të banesave në kontekstin e pjerrësisë.

Materialet ndërtimore dhe qëndrueshmëria mjedisore

Koncepti i qëndrueshmërisë është integruar në çdo aspekt të dizajnit, duke filluar nga përzgjedhja e materialeve deri te sistemet e menaxhimit të energjisë.
Në ndërtimin e shtëpive janë përdorur materiale natyrore dhe të riciklueshme, si tulla cilësore me përbërje natyrore për veshjen e fasadave, druri Nordik, si dhe Demit fasada me përbërje të qëndrueshme. Çatitë janë projektuar si sipërfaqe të gjelbëruara funksionale, të cilat rrisin performancën energjetike të ndërtesave përmes izolimit natyror, përmirësojnë mikroklimën e lagjes duke reduktuar efektin e nxehtësisë urbane dhe shërbejnë si sistem natyror për menaxhimin e ujërave të shiut. Në të gjitha njësitë janë të integruara sisteme moderne për ngrohje dhe ftohje me efiçiencë të lartë energjetike (pompa termike, izolim i trefishtë i dritareve, etj.) që reduktojnë konsumin energjetik dhe përmbushin standardet ndërkombëtare të eko-ndërtimit.

Infrastruktura rrugore dhe hapësirat publike

Lagjja ka qasje direkte nga një rrugë kryesore me gjerësi prej 12 metrash, e cila përfshin korsitë për automjete, shtigje për këmbësorë dhe pista biçikletash, duke promovuar mobilitetin alternativ dhe të sigurt. Infrastruktura rrugore është planifikuar në koordinim me Komunën e Prishtinës, duke siguruar lidhshmëri të lehtë me zonat përreth dhe qendrat urbane të qytetit.

Një sipërfaqe e konsiderueshme e parcelës është dedikuar për hapësira publike multifunksionale, përfshirë:

  • Park rekreativ me pajisje për fëmijë, zona për të moshuar dhe stacione për aktivitete fizike,
  • Korsi për vrapim dhe shëtitje, të integruara me shtigje të gjelbërta që lidhen me rrjetin ekzistues të Gërmisë dhe Taukbahçes.
  • Në disa prej shtëpive, është paraparë integrimi i pishinave private në hapësirat e oborreve, të dizajnuara në përputhje me standardet arkitektonike dhe estetike të lagjes. Pishinat shërbejnë si një element i shtuar i luksit dhe relaksit, duke rritur cilësinë e jetesës dhe duke i ofruar banorëve një përvojë të plotë pushimi brenda shtëpisë së tyre.

Siguria, mirëmbajtja dhe jeta komunitare

Lagjja “Vargu i Blertë” është konceptuar si një komunitet i mbyllur me siguri të garantuar 24/7, monitorim me kamera dhe qasje të kontrolluar për banorët dhe vizitorët.
Shërbimet e mirëmbajtjes përfshijnë: pastrimin, gjelbërimin, mirëmbajtjen e rrjetit të ndriçimit, shërbimet teknike të përbashkëta, si dhe asistencë për emergjenca.

Hapësirat e përbashkëta janë menduar për të nxitur ndërveprimin social dhe ndjenjën e komunitetit, duke organizuar aktivitete sezonale, kënde leximi në natyrë dhe zona për biseda të qeta mes fqinjëve. Ky aspekt social përforcon identitetin e lagjes si një “shtëpi e madhe me shumë familje”.

Një jetë, një zgjedhje – Zgjidhni shëndetin, natyrën dhe mirëqenien

“Vargu i Blertë” nuk është vetëm një lagje. Është një koncept jetese, një filozofi e arkitekturës së qëndrueshme dhe një alternativë reale për ata që dëshirojnë të jetojnë në harmoni me natyrën, pa sakrifikuar komoditetin urban. Kjo lagje ofron një ambient të shëndetshëm, të sigurt dhe të dizajnuar me kujdes për çdo fazë të jetës dhe për çdo profil banori.

Një jetë e keni – meritoni ta jetoni shëndetshëm, me dinjitet dhe në harmoni.
Zgjedhja është juaja – zgjidhni “Vargun e Blertë”!