Gjelbërimi është shumë i rëndësishëm për kompletimin e kompleksit. Sipërfaqja totale e realizuar e gjelbërimit është 1170 m2, të cilat janë të destinuara për sport dhe rekreacion. Në kompleksin “Sarajet e Matit”, i është dhënë prioritet krijimit të hapësirave të mirëfillta të gjelbra me të gjitha detajet e nevojshme për finalizimin e tyre. Mobiliari urban i kualitetit më të lartë Evropian, për ulëse, shporta, lojëra për fëmijë dhe ndriçim i jashtëm i bollshëm.
Blloku “Sarajet e Matit” përbëhet nga 4 objektet ‘B2’, ‘B3’, ‘B4’, ‘B5’, me etazhitet B+P+6. Objekti ‘B2’ ka hyrjen për banorë nga rruga ‘Ndue Përlleshi’ kurse objektet ‘B3’, ‘B4’, ‘B5’ nga rruga brenda bllokut. Qasja në bodrum bëhet nga rampa afër B2-shit.
Fasadat janë detajuar duke ndjekur ritmin e hapjeve, dhe destinimit të hapësirave. Në pjesët ku gjenden lokalet afariste/Përdhesë (tek B2), janë përdorur hapjet me dimensione më të mëdha për të lejuar ekspozimin e materialit në vitrina. Në katet e tjera përcillet e njëjta sipërfaqe e hapjeve, me dritare 200x220 cm në dhoma të fjetjes, dhe 300x220 cm në Qëndrime ditore. Hapjet e këtyre dimensioneve mundësojnë qasjen e dritës natyrore në të gjitha kthinat, dhe i bënë ato të mundësojnë kushtet e duhura për jetesë kualitative.
Çdo njësi banimi në këtë ndërtesë është e pajisur me hapësira të jashtme – ballkone dhe lozha. Këto elemente mundësojnë formimin arkitektonik të ndërtesës dhe theksimin e formës. Materializimi i fasadës me tulla të zeza belge, ndikon pozitivisht në krijimin e identitetit të ndërtesës si kullë banimi. Përfaqësimi i firmës projektuese e ndërtimore me objekte të tilla banimi, krijon imazhin e seriozitetit në krijimin e kushteve ideale për banorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në projekt.